Arian Sallahu është i riu që humbi jetën 2 ditë më parë duke u larë në plazhin e Gjirit të Lalzit në Durrës.

Sallahu sëbashku me shokun e tij kishin marrë një varkë, dhe pasi kishin rënë nga varka, ai nuk ishte gjendur më atë ditë.

Pas kërkimeve trupi i pajetë i 22-vjeçarit është gjetur mëngjesin e sotme nga policia dhe polumbarët.

Në njoftimin e policisë thuhet se i riu është banues në Tiranë.