Është zhvilluar sot seanca në Gjykatën e Posacme Antikorrupsion ndaj deputetit demokrat Gazmend Bardhi, i cili është paditur nga ish-drejtori i policisë Shkodër Edmond Sulaj për “Shpifje, kryer botërisht” dhe “Fyerje kryer botërisht”.

Në seancë është i pranishëm Edmond Sulaj, ndërkohë mungon kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi. Ai përfaqësohet në këtë proces nga dy avokatët Marash Logu dhe Ledio Braho.

Mbrojtja ligjore e Sulajt u shpreh në seancë se: “Në datë 12.09.2024, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në interpelancë, në një moment të fjalimit duke iu referuar disa materialeve nga organi i SPAK, sipas tij, Edmond Sula është një person që është emëruar nga grupet e strukturuara kriminale dhe i shërben këtyre grupeve.

Ky fjalim është transmetuar botërisht dhe u përhap ne shumë media të shkruara dhe vizive, u përhap në të gjitha vendin dhe jashtë vendit. Kjo përhrapje e këtij lajmi u realizua me dashje dhe kjo akuzë është e pa vërtetë dhe mbeshtetemi në prova.

I akuzuari ka mohuar se njeh personalisht Edmond Sulaj dhe në deklaratë duket qe ai ka mbajtur një fjalim për kundërshtarët e tij. Ky material, apo fakt i përhapur nga Bardhi ka sjellë dëme ndaj Z.Sulaj.

Edmond Sulaj ka një karriere prej 28 vite, ku ka mbajtur funksione të ndryshme. E ka njollosur rëndë karrierën e Sulës, deklarata e bërë nga Gazmend Bardhi. Dy vajzat e Sulës pas deklaratës së Bardhit, kanë patur ofendime të shumta mes tyre në rrjetet sociale dhe në ambientet ku punojnë dhe studiojnë. Bisedat i përkasin periudhës 2019-2020, tre vite përpara se të emërohej në detyrë Edmond Sula.

Në këto kushte, kërkojmë qe Bardhi të dënohet për këtë vepër.”

I pranishëm në seancë, paditësi Edmond Sulaj deklaroi: “Duke qenë se cështja për të cilën i është referuar Gazmend Bardhi, do doja të saktësoja qe unë jam pyetur në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me këto fakte dhe do dali shumë shpejt se kush është Mondi i vërtetë që flitetet në ato komunikime.

Unë e kam deklarauar edhe në seancën e parë dhe jam emëruar me urdhër të drejtorit të përgjithshëm. Jam krenar se çfarë kam bërë me stafin që është atje. Del qartë se cfarë është bërë per 1 vit e 1 muaj që unë kam qendruar në Shkodër”.

Nga ana tjetër, Marash Logu, avokati i Gazmend Bardhit u shpreh se: “Gjatë një komunikimi mes Pëllumb Gjokës dhe Ardit Hasanbegajt diskutohet për emrin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Ky dhe Bledar Çuci përfliteshin si pasues të Sandër Lleshajt. “Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla”, – flitet mes këtyre dy personave. Në kuadër të këtij procesi kemi sjellë edhe një provë që vjen nga mediat e shkruara sa i përket komunikineve në SkyECC.

Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, u emërua Bledar Çuçi. Më pas mori detyren Taulant Balla. Në 15 korrik 2023, emërimi i Taulant Balla u pasua me emërimin e Edmond Sulës. Përputheshin, dhe mbi këto baza ngrihen dyshime se kishte ndikim nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, mik i ministrit Tulant Balla dhe nga Ardit Hasanbegaj.

Është e qartë që nuk kemi të bëjmë me një përpjekje të Gazmend Bardhit për dezinformim. Ashtu si zoti Bardhi dhe deputetët e tjerë kanë detyrën të ngrejnë zërin mbi shqetësimet apo denoncimet që u vijnë. Bardhi nuk ka deklaruar se Sula ka marrëdhënie apo njohje personale me personat nën hetim, por që krimi i organizuar është i lidhur me Policinë e Shtetit”.