Humb jetën një 61-vjeçar në Durrës me inicialet H.G., pasi u aksidentua tri ditë më parë teksa ishte duke ecur në rrugë.

Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit që e përplasi, shtetasin M.Xh., 36 vjeç.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 01.08.2023, automjeti me drejtues 36-vjeçarin, ka përplasur shtetasin H. G., 61 vjeç (këmbësor), i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.