Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, përgjatë autostradës Kukës–Milot.

Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur një këmbësor, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Kukës/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot, automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.

I dëmtuar është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.