Monza mposhti Juventusin me rezultatin 0-2 dhe të gjithë janë kthyer pas në kohë për të kujtuar premtimin e Silvio Berluskonit.

Presidenti i klubit italian u premtoi lojtarëve një autobus të mbushur me prost.ituta në rast se do të fitonin kundër një ekipi të madh si Milani dhe Juventusi.

Lojtarët e përmbushën pjesën e tyre dhe tanimë presin që Berluskoni të mbajë premtimin.

Vetë 86-vjeçari ka pohuar për mediat se telefoni i tij është pushtuar nga telefonatat për t’i kujtuar të mbajë fjalën e dhënë.

“100 vetë më kanë telefonuar që deri tani. Më kërkojnë të mbaj premtimin”, ka thënë Silvio Berluskoni.