I pensionuar në vitin 2019, ish-lojtari i Inter dhe Milan nënshkruan për Hearts, në Açra, për herë të parë në kampionatin ganez pas një karriere evropiane. Sulley Muntari ka zgjedhur të riveshë këpucët dhe të zbresë në fushë. Pas tre vitesh nga largimi prej futbollit, mesfushori ganez ka vendosur të rikthehet sërish për t’u bërë edhe njëherë tjetër protagonist i këtij sporti. Muntari do të luajë në Akra, me Oak. Kompania nga kryeqyteti ganez ka konfirmuar zyrtarisht bashkimin me ish-lojtarin e nterit dhe Milanit, i cili mbërriti në Serie A për të veshur fanellën e Udineses dhe u bë I njohur në Milano.
Në Itali ai luajti edhe për Pescara-n, përpara se të shkonte në Spanjë, ku pati dy vitet e fundit të karrierës së tij, në 2018 (Deportivo La Coruna) dhe 2019 (Albacete). Pas 15 raundeve të kampionatit, Oak’s Hearts janë në një distancë të konsiderueshme nga kreu i tabelës, që aktualisht mbahet nga Asante Kotoko. Një vit zhgënjyes deri tani për kampionët në fuqi të turneut të Ganës, të cilët morën ‘Po’ të Muntarit në përpjekje për të sjellë përvojë në ekip dhe për të bërë rikthimin e nevojshëm për të rikonfirmuar veten në krye. Klubi 100-vjeçar i Akra-s në fakt ka fituar titullin në vitin 2021, pas një pritje të gjatë prej 12 vitesh. Në Ganë vetëm liderët, Asante Kotoko Sporting Club kanë fituar më shumë kampionate (25 me 21), nga të cilët i fundit në 2019-ën.
Për Muntarin (i famshëm mbi të gjitha për golin fantazmë kundër Juventusit në kohën e Milanit) rikthimi në futbollin ganez bëhet 21 vite pas lamtumirës së tij. Megjithatë, ai nuk ka luajtur kurrë në ligën e parë, Premier League vendase, por vetëm në ekipet e të rinjve të Liberty Professionals Football Club, gjithashtu me qendër në Akra. Në fakt, në vitin 2001 ai u ble nga Udinese, për të ndjekur një karrierë në Evropë. Tripleta me fanellën e Interit dhe katër trofe të tjerë me ‘zikaltërit’ për Muntarin. Pothuajse në moshën 38-vjeçare rikthehet në fushë, pas gati tetëmbëdhjetë muajsh larg topit. Ai ende dëshiron të provojë, të lërë gjurmë edhe në shtëpi.