Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se marrëdhënia mes dy kunatave më të përfolura të momentit, Heidi Bacit dhe Bora Zemanit, ishte krisur. Lajmi nisi të qarkullonte pasi u vu re se dy vajzat nuk ndiqeshin në Instagram, madje u aludua se ato e ndiqeshin më parë, por diçka kishte ndodhur dhe ia kishin hequr “follow” njëra-tjetrës.

Në fakt, nuk ka ndodhur kështu, pasi dy kunatat nuk e kanë pasur kurrë njëra-tjetrën në Instagram.

E ftuar sot në “Wake Up” Heidi sqaroi se e ka vënë re që nuk e ndiqte Borën vetëm pasi pa lajmet në portale, sepse nuk është tip Instagrami. Pas kësaj ajo tha se shkoi menjëherë t’i bënte follow.

“E kam parë dhe direkt kam shkuar t’i bëj follow. Unë s’jam shumë tip Instagrami dhe është vënë re besoj. Por shkova direkt t’i bëj follow se filluan, po shkruanin të gjithë. Unë jam tip i qetë dhe i qeshur, është e vështirë të mos shkosh mirë me mua,” -u shpreh Heidi duke qeshur.

Ish-banorja e BBV3 tha se pas BBV ka vizituar jugun e Shqipërisë me Romeon dhe e ka shijuar shumë.