Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në Durrës, ku një shtetas ende i paidentifikuar është vetëdjegur me benzinë.
Mësohet se viktima i ka vënë flakën vetes, në lagjen nr.13, në sektorin Iliria.
Siç duket edhe nga pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon, shtetasi ende i paidentifikuar, është vetëdjegur pranë një pallati në ndërtim e sipër në këtë zonë.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe efektivët e policisë, të cilët vijojnë punën për identifikimin e kufomës.
Lexo edhe: