Konsumonin ujë me krimba, shtrohen në spital për shkak të intoksikimit. Situata alarmante është shënuar në fshatin Shamoll të qytetit të Korçës, ku banorë, mes tyre fëmijë të grupmoshave të ndryshme, prej disa ditësh janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit të Korçës në gjendje shëndetësore të rënduar.

Gazeta Shqiptare shkruan sot për këtë fshat, ku 450 familje marrin ujë të ndotur, edhe pse jetojnë 20 km larg qytetit të Korçës. “Kemi dy vjet që pimë ujë të ndotur, me krimba dhe mbeturina. U sëmurëm me dhembje barku dhe të vjella. Uji vjen vetëm tri orë në ditë, por dhe aq vjen i ndotur. Ne e kullojmë me napë dhe më pas e ziejmë, por prapë kemi problem”, thonë banorët.