Rrebeshi i shiut të mbrëmshëm në qytetin e Durrësit, përveç rrugëve e shtëpive të shumta, ka pushtuar institucionin e ALUIZNI-t. Uji është futur në ambientet e brendshme ku ruhen dosjet e qytetarëve. Çertifikatat e shtëpive ende të padorëzuara i ka marrë uji.
Vetë kreu i ALUIZNI- t të Durrësit, Flamur Gjuzi, në një status në profilin e tij në Facebook ka bërë me dije se sot nuk është ndarë asnjë leje legalizimi, për shkak se këto dokumenta janë lagur nga uji i shiut që kishte uzurpuar institucionin gjatë natës.
Stafi i ALUIZNIT, në përpjekje për të ruajtur dosjet e qytetarëve i ka nxjerrë ato të thahen në diell në shkallët e Prefekturës.





