Ujësjellës Kanalizime Durrës ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

Mësohet se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga OSHEE në stacionin e pompave, nga ora 08.00 deri në 16.00 nuk do të ketë furnizim normal me ujë të pijshëm në disa zona të qytetit.

“Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) njofton qytetarët se sot mund të shfaqen probleme në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm për të gjitha lagjet e qytetit. Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga OSHEE në stacionin e pompave nga ora 08.00-16.00, nuk do të ketë furnizim normal dhe në disa zona të qytetit mund të vihen re crregullime përsa i përket orarit të furnizimit me ujë. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në lidhje me këtë situatë.

Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e UKD.