Më datë 19 shtator i gjithë qyteti i Durrësit, do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Ujësjellës- Kanalizime Durrës, njofton se nga ora 08.00 deri në orën 16.00, mund të ketë ndërpreje të shërbimit.
Shkak për problemet me furnizimin me ujë, janë punimet që do të kryejë OSHEE në zonën e stacionit të pompimit në Fushë Kuqe.





