Sfinksi është një nga vendet më të bukura në Durrës për të parë perëndimin e diellit. Qytetarë të shumtë mblidhen atje çdo pasdite e për të thithur ajrin e detit dhe për të parë qiellin e kuqerremtë kur afrohet mbrëmja.
Dikush për të biseduar, dikush për të peshkuar, të tjerë ndoshta për të ngrënë diçka të vogël, të gjithë janë atje, tek “Sfinksi”, nga ku perëndimi i diellit duket më bukur.
Mirëpo disa persona që kanë shkuar në këtë ambient të preferuar të durrsakëve, kanë ikur me vrap nga pasi nga gurët del një surprizë e pakëndshme: minjtë.
Në videon e publikuar nga “Jeta osh qef”, duket se si dalin minjtë nga hapësirat mes gurëve. Shikojeni me vëmendje. Nuk bëhet fjalë për një mi të vetëm, por dy e mos janë edhe më shumë.
Ndoshta diku poshtë gurëve mund të ketë një fole minjsh, ndoshta jo, por ajo çka është e sigurt është fakti se bashkia duhet të marrë masat për të dezinfektuar këtë vend, që për më tepër është edhe atraksion turistik.





