Si rrallë herë në Parlament ka ndodhur një debat brenda radhëve të mazhorancës, konkretisht mes Ulsi Manjës dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Debati nisi pas mbarimit të fjalimit të Berishës, i cili përmendi deputetin socialist. Ulsi Manja kërkoi fjalën për të replikuar, por për shkak të dakordësise mes palëve për minutazhin e diskutimit për rezolutën e integrimit, Peleshi nuk ia dha fjalën.
Kjo situatë solli disa momente humori nga radhët e opozitës, të cilët shpërthyen në te qeshura dhe duartrokitje.
Debati:
Peleshi: Zoti Manja nuk ka fjalë për procedurë, sepse jemi me minutazh të përcaktuar. Nuk ka as replikë dhe as procedurë se jemi me minutazh. Zoti Balla e ka fjalën
Manja: Më përmendi emrin…
Peleshi: Nuk mundemi jemi me minutazh të përcaktuar. Në orën 16 duhet të mbarojnë të gjitha diskutimet
Manja: Ai të thotë ça të dojë…(nuk dëgjohet çfare thotë me tej, pasi flet pa mikrofon)
“O Niko”… dëgjohet Manja nga salla.
Peleshi: Unë nuk jam Niko, ju lutem
Manja: Ndjesë…
Peleshi: Zoti Manja e thamë që në fillim mos ti ngelet hatri askujt është me minutazh të përcaktuar, mos i ngelet hatri askujt.
Manja: O zotëri…
Peleshi: Kur t’ju vijë radha do flisni
Manja: Ma jepni tani
Peleshi: Kur t’ju vijë radha do flisni 5 minuta





