Deti është për t’u shplodhur jo për të humbur jetën! Por edhe këtë verë fatkeqësisht të shumtë kanë qene pushuesit që janë kthyer në viktima. Në shumë raste në mbi 400 km vije bregdetare nuk ka roje bregdetare dhe ndërgjegjësimi është thelbësor për këdo që pushon në det. Përmes një video që ka kaluar pa shumë vëmendje më datën 6 korrik 2021, Urgjenca Kombëtare ka publikuar si t’u shpëtoni rrymave detare që shpesh herë marrin jetën e pushuesve.

Rrymat nënujore krijohen çdokund, në çdo plazh dhe nuk shihen me sy, madje ju mund të rrezikoni jetën edhe nëse nuk jeni duke notuar shumë thellë në det.

Rrymat e ujit janë rryma shumë të rrezikshme. Ato krijohen shpejt, në ujëra të cekta, krejt papritur dhe nuk mund të njihen me sy. Megjithatë në 80% të rasteve të goditurit nga këto rryma mund të shpëtojnë.

Ruani qetësinë është rregulli i artë, frika dhe paniku mund të jenë fatale për jetën tuaj. Mos provoni të notoni në anën e kundërt të rrymës së ujit. Mos e provoni të notoni në drejtim të kundërt sepse këte nuk e arrijnë dot as notuesit më të mirë në botë. Kur rryma e ujit të ju ketë sjellur në det të hapur dhe ta ketë humbur fuqinë apo edhe të ketë pushuar fare, filloni të notoni anash rrymës në drejtim të bregut të detit…Në video shpjegohet sesi lindin këto fenomene dhe si duhet vepruar për të dhënë ndihmën e parë. Kushtojini vetëm gjashtë minuta videos së mëposhtme …mund t’u shpëtojë jetën!