Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Europës me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, duke theksuar se “Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane”.
Në postimin e tij, Rama ka ndarë edhe një fotografi nga një aktivitet i lidhur me procesin e integrimit në Bashkimi Evropian, ku shfaqet së bashku me komisioneren Marta Kos dhe ministren daneze Marie Bjerre.
Fotoja është realizuar gjatë hapjes së kapitullit të fundit të mbetur në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, më 17 nëntor 2025. Në të tre shihen duke prerë një tortë në një ceremoni simbolike të organizuar me këtë rast.
“MIRËMËNGJES dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë 🫶”, ka shkruar Rama në mesazhin e tij.
Mesazhi vjen në një moment kur procesi i integrimit të Shqipërisë në BE vijon me hapa të mëtejshëm diplomatikë dhe institucionalë.





