Një 36-vjeçare është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasen D. O., 36 vjeçe, banuese në Ksamil, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.