Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasin Xh. Dh., 27 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.”,- thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.