Policia ka arrestuar 2 persona, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve, njëri ndaj ish-bashkëshortes.

Mësohet se në pranga kanë rënë shetasit e mëposhtëm:

E. L., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij;

P. H., 60 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.