Një 49-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D.D, banues në Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.