Një vajzë që u përdhunua në konviktin e studentëve, u kontaktua nga përdhunuesi në Facebook, disa vite më vonë. Nathan Thorburn, 25 vjeç, përdhunoi vajzën në Cardiff në vitin 2019 dhe kur ajo u zgjua me dhimbje, kuptoi që ai kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Vite më vonë, Thorburn kontaktoi gruan në Facebook dhe kërkoi të diskutonte se çfarë kishte ndodhur. Gjykata e Cardiff Crown deklaroi se viktima ishte e dehur dhe Thorburn i ofroi ndihmë duke e vendosur në shtrat, në konviktin ku ajo jetonte. Prokurori James Wilson tha se vajza kishte rënë në gjumë, por nuk e dinte se Thorburn ishte sipër saj.

Avokati i vajzës tha se ajo kishte dhimbje dhe donte të bërtiste, por mundi të nxirrte një pëshpërimë dhe i tha të ndalonte. Ndërkohë ajo ishte e hutuar për atë që po i ndodhte.

Pas incidentit, vajza dha një deklaratë për policinë, ku u shpreh se nuk ishte në dijeni të se çfarë i kishte bërë Thorburn. Vajza u shpreh se ndihej e ndotur, e ndyrë, e poshtër dhe e neveritshme, për atë që kishte bërë i pandehuri dhe ndihej si kufomë.

Thorburn u dërgua në burg në vitin 2019 për një çështje që nuk kishte lidhje dhe iu nënshtrua një urdhri për parandalimin e dëmtimit seksual (SHPO).

Pas lirimit nga burgu ai kontaktoi viktimën në vitin 2022 në Messenger, duke shkruar: Hej. A mund të flasim? Doja të flisja për situatën tonë para se të shkoja në burg. E dija se ajo që bëra ishte e gabuar, unë mendoj se dua ta mbyllim këtë situatë. Mendoj të flasësh me mua sepse ka shumë gjëra që vijnë në mendjen time për një kohë të gjatë dhe dua të qetësohem.

Përgjigjia e vajzës ishte: Nuk di as nga t’ia filloj. Mund të ta mbyll me një fjali të thjeshtë. Ti je përdhunues. Së pari, ti që më dërgon mesazhe është tepër egoiste. Ti do të mbyllësh këtë incident dhe të ndiheni i qetë, kur unë isha e dehur, e humbur dhe e pambrojtur dhe abuzove me mua. Kjo gjë nuk mund të harrohet sa të jem unë gjallë.

Thorburn iu përgjigj mesazhit duke pranuar përdhunimin e viktimës, por vajza i kishte bërë bllok në Messenger. I pandehuri, nga Kingsway, Cardiff, u arrestua dhe më vonë u deklarua fajtor për përdhunim.