AUSTRALI – Një notare australiane, e mësuar me aventurat ekstreme ka bërë të ditur se dëshiron të notojë nga Kuba për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e për më tepër pa kafazin që do ta ruante nga peshkaqenët.

Chloe McCardel, 27 vjeç, ka fituar për dy vite rradhazi (në vitin 2011 dhe 2012) Channel Swimming Association’s Soriraki Cup, një garë noti që zhvillohet në Kanalin e Manikës e që i korrespondon maratonës së Manhatanit.

Tashmë objektivi i saj është edhe më ambicioz: të notojë për 170km e vetme dhe pa ndalesa nga Havana në Key West në Florida; një garë e cila parashikohet të jetë e gjatë 60-70 orë.