Studiuesi kryesor i ekipit të testeve të vaksinës kundër koronavirusit në Universitetin e Oksfordit, Andrew Pollard, është shprehur “optimist” se testet e kryera nga Universiteti mund të sigurojnë efektivitetin e saj në përfundim të fazës finale. Faza finale e testeve pritet të përfundojë para fundit të vitit 2020.

I pyetur nëse vaksina do të ishte gati deri për Krishtlindje, ai tha: “Ka një shans të vogël që të jetë e mundur, por unë nuk e di me saktës. Testet tona janë vetëm një nga shumë të zhvilluara në të gjithë botën, disa prej të cilave mund të raportojnë rezultatet e tyre para fundit të vitit.”

Një vaksinë e koronavirusit nuk është aprovuar ende dhe do të duhet të kalojë testet e sigurisë dhe efektivitetit përpara se të jetë gati për qytetarët. Aktualisht po bëhen shumë përpjekje për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit.