Valon Berisha është lojtari i fundit që i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Mesfushori 23- vjeçar ka vendosur të largohet nga Norvegjia, për t’iu bashkuar thirrjes së Kosovës. Berisha që ka lindur në Malmo, ka qenë pjesë e të gjitha grup moshave të Norvegjisë, ndërsa për kombëtaren ai ka zhvilluar 19 paraqitje dhe ka shënuar një gol, shkruan Lajmi.net. Ai aktivizohet në Austri te skuadra e njohur Salzburg, ku është lojtar i rregullt. Në faqen ‘Transfermarkt’ e cila merret me vlerat e futbollistëve, Berisha vlerësohet 2.5 milionë euro. Ardhja e Berishës, rrit konkurrencën dhe cilësinë në mesfushën e Kosovës.
Valon Berisha lë Norvegjinë: I thotë “PO” Kosovës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, ‘Lamborghini’ përplaset me dy automjete të tjera
Pamje nga shpërthimi me tritol në Shkallnur
Pamje nga shpërthimi me tritol në Shkallnur, reagon Policia e Durrësit (VIDEO)
OKB jep alarmin për El Niño-n e fuqishëm: Thatësira, përmbytje dhe tajfunë, ja çfarë pritet në muajt e ardhshëm





