Vangjel Toçi, figura intelektuale e pazëvendësueshme e Durrësit, personaliteti që nxori zbuluar historinë, që guxoi të besonte së nën tokën ku kalonin mijëra hapa flinte një qytetrim.

“Babai i amfiteatrit”, më i madhi dhe më i rëndësishmi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, që qëndron dinjitoz mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma, në Budapest dhe Lion.

Ka qenë pikërisht shkënctari Toçi, që me një këmbëngulje të jashtëzakonshme, punoj me vite për t´i rikthyer dinjitetin një qyteti që ka kaluar jo pak.

Ndër vite, është dashur puna e dhjetëra ekspeditave të sektorëve kërkimorë e shkencorë, shqiptare e të huaja.
Vitet kulminante të punës kanë qenë 1967-1970, ndërsa ne e gjejmë Vangjel Toçin në krye të detyrës edhe në 1998, duke i qëndruar mbi kokë një dashurie të vjetër, që sa vjen dhe zbukurohet.

DurrësLajm” sjell pamje ekskluzive të Vangjel Toçit, nga prehëri i amfitetarit, për të zhvilluar një intervistë në largësi, tani që ai nuk është më, edhe pse më i gjallë se kurrë.

Një intervistë me të edhe pse nga largësia e viteve është emocionuese.

DurrësLajm” e pyet profesorin, nga metafora e kohës, se në çfarë viti filloj zbulimi i amfiteatrit, a ishte e vështirë të arrinte në mendimin se nën banesat e asaj kohe kishte një amfiteatër, dhe se si arriti të kuptonte se nën tokë gjendej një pasuri e tillë historike?

Përgjigjet e profesorit janë të shkurtra, por të drejtpërdrejta dhe të thjeshta, duke e parë veten nga lartësia e modestisë, virtyti i mendjeve gjeniale.

Përmes arkivave, do të vijojmë ta takojmë profesor Vangjelin, pikërisht atje në vitin e largët 1998, për të shuar të tjera kureshtje dhe për të nderuar, asnjëherë ashtu sikurse ai e meriton, kontributin e tij.

H.H.