Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një fëmijë 5-muajsh ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta në ishullin Paros. Prindërit e miturës, të dy me origjinë shqiptare dhe banues prej vitesh në ishull, janë shoqëruar nga autoritetet greke pasi dyshohen për ekspozim të rrezikshëm që çoi në vdekjen e fëmijës.

Bazuar në ekspertizën mjeko ligjore, mediat vendase shkruajnë se shkak i vdekjes mbetet ende mister, ndërkohë që priten rezultatet e analizave histologjike dhe toksikologjike.

Dy pistat kryesore të hetimit janë goditja nga nxehtësia ose mungesa e aspirimit, pasi ka dyshime që çifti të ketë lënë në makinë fëmijën. Ndërkohë Prokuroria në Syros ka nisur hetimet dhe ka ngritur akuza ndaj prindërve të foshnjës, të cilët dyshohet se e lanë atë të ekspozuar në diell për një kohë të gjatë.

Siç raportohet babai do të japë sot pasdite shpjegime në orën 18:30, ndërsa nëna ka kërkuar afat nga hetuesi dhe pritet të përgjigjet të enjten në mëngjes. Ata do të sqarojnë rrethanat në të cilat u gjet foshnja pa shenja jete.