E moshuara Barbulla Pepa, nga një fshat i Mirditës, u bë e njohur pak muaj më parë nga apeli publik që OSHEE t’i kthente dritat. Edhe pse jetonte e vetme, në një barakë, e moshuara u bë një ndër “viktimat” e heqjes së dritave.

Pasi mediat u morën me çështjen e saj, një biznesmen pagoi dritat bashkë me kamatat, duke detyruar OSHEE-në t’i kthente energjinë Barbullës që jetonte e vetme. Por sot në mëngjes ajo u gjet e pajetë nga fqinjët, duke mos arritur t’i mbijetonte këtij viti të ri.