61 turistë nga vende të ndryshme të botës mbërrijnë në Portin e Durrësit me velierën “Sea Cloud”.
Turistët janë nga SHBA, Gjermania, Holanda, Italia, Polonia dhe Kanadaja.
Agjencia e lundrimit “Intermed Shiping” bën të ditur se veliera “Sea Cloud” që po zhvillon një tur 10-ditor në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, ka lundruar gjatë natës së kaluar nga Saranda drejt Durrësit, ndërsa pas një qëndrimi 12-orësh në Durrës do të vijojë udhëtimin drejt Kotorrit (Mali i Zi).
Veliera me një personel prej 58 vetësh, ka një gjatësi 110 metra dhe është e regjistruar në portin e La Valetas.
"Sea Cloud" është tashmë vizitore e rregullt e Durrësit që prej 8 vjetësh, ndërsa gjatë këtij sezoni turistik veliera “Sea Cloud” pritet të ankorohet në Durrës edhe dy herë të tjera.