Ismail Morina është shumë pranë ekstradimit në Beograd, pas vendimit të marrë nga gjykata kroate e shkallës së parë pak ditë më parë.
Në një intervistë për Top Channel vëllai i tij, Xhevahir Morina, i cili ishte me Ismailin kur e arrestuan rreth dy muaj më parë, tregon ngjarjen.
“Na vdiq babai dhe Ismaili vendosi të vinte për ceremoninë e varrimit. Por ai ishte pa pasaportën shqiptare pasi ia ka mbajtur shteti shqiptar. Në momentin që po kalonim kufirin me shtetin kroat, duke qenë se nuk kishte pasaportën shqiptare që shoqëronte dokumentin italian e arrestuan. Ka rreth dy muaj në burg dhe nga shteti shqiptar dhe ambasada nuk është interesuar askush”, thotë Xhevahir Morina.
Sipas vëllait të Ismail Morinës, kanë mbetur edhe pak ditë nga reagimi që duhet të bëjë avokati i tij për të shmangur ekstradimin në Beograd.
“Vëllai më tha të bëj të pamundurën për të mos e dërguar në Beograd. I bëj thirrje kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë që të na ndihmojnë për të mos e çuar vëllain tonë atje. I bëjmë thirrje kujtdo që mundet të na ndihmojë”, apelon Xhevahir Morina.
Vëllai i “Ballist” Morinës: Ju lutem na ndihmoni!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Trump zbardh telefonatën me Putinin: Bisedë shumë e mirë për Iranin dhe Ukrainën
Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale/ Nafta ‘ngjitet’ në 115 dollarë për fuçi
Momentet kur prindërit nuk duhet ta qortojnë fëmijën, sipas psikologjisë së fëmijëve
Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës: Më gjej pak lepujt me satelit, a punon ai?





