Vëllai i Denis Shtrazës, i arrestuar nga policia si i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut më 6 janar, hedh poshtë akuzat ndaj vëllait të tij, duke theksuar se ai kishte njohje me Çollakun, por nuk kishte asnjë konflikt me të. 

Në një intervistë për “News24”, Ilia Shtraza thotë se policia kërkon vetëm të bëjë show me arrestimin e vëllait të tij.

“Policia po keqpërdor disa precedentë të mëparshëm të vëllait tim, duke e cilësuar si njeri me tendencë të theksuar kriminale”, deklaroi Ilia Shtraza. Sipas tij, Denisi Shtraza më 6 janar ka qenë në Tiranë me mikun e tij, Ervin Dalipaj dhe në kthim janë ndaluar nga policia, ku pas marrjes së dëshmive janë lënë të lirë.

Si për Çollakun, ashtu edhe për Ervin Kodrën, që mbeti viktimë në atentatin e 20 dhjetorit, Ilia Shtraza thotë që vëllai i tij është njohur në burg dhe përshëndeteshin gjithnjë në Durrës si djem durrsakë.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë: