Moti i keq që ka përfshirë vendin që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar një sërë problemesh në disa zona të vendit.

Mësohet se në problem ka në zonën e Dukagjinit në Shkodër, ku sipasojë e prurjeve të përrenjve në zonë është dëmtuar ura që lidh fshatin Theth me fshatin e Nderlysaj.

Shkak për këtë situatë është bërë fryrja e lumit të Thethit, i cili ka shkatërruar edhe urën që shërbente për lidhjen e dy zonave.

Aktualisht është i pamundur aksesi i banorëve nga Thethi ne Nderlyse.