BlPas tre humbjeve radhazi në po kaq ndeshje në total të edicionit të ri të Serisë A italiane, klubi i Veronës ka vendosur të shkarkojë Eusebio Di Françeskon.

Fatale për trajnerin e njohur itralian ishin disfatat ndaj Sasuolos, Interit dhe Bolonjës mbrëmjen e djeshme. Tani për klubin veronez kandidat janë Klaudio Ranieri, Maran, Jakini dhe ish-juventini Igor Tudor i cili duket më i avantazhuar nga trajnerët e tjerë për të qenë në krye të pankinës së Veronës.

Verdheblutë kanë një tjetër provë force këtë të diele ku do të përballen ndaj Romës së Zhoze Murinjos e cila vjen nga një super start të kampionatit.