Max Verstappen ka rinovuar akordin e tij me Red Bull: do të garojë për skuadrën nga Milton Keynes në Formula Një, për 5 sezone të tjera, pra deri në fund të sezonit 2028. Shifrat e kontratës së re nuk u bënë të ditura, por siç pretendon shtypi holandez, kampionit të botës do t’i jepen 40 milionë dollarë në vit, (rreth 36 milionë euro).

Në këtë mënyrë për Red Bull bëhet fjalë për një investim prej 200 milionë dollarësh, (180 milionë euro). Marrëveshja e re, pason atë të mëparshmen që e lidhte holandezin me skuadrën deri në përfundim të sezonit 2023. Nëpërmjet një komunikate për shtyp Verstappen deklaroi; “adhuroj të jem pjesë e skuadrës Red Bull, dhe për këtë arsye vendimi për të firmosur deri në 2028 ishte i thjeshtë. E dua këtë skuadër, 2021 ishte i pabesueshëm, arritëm objektivin e programuar që nga mbërritja ime këtu në 2016. Tani objektivi është ta mbajmë makinën të parën sa më gjatë të jetë e mundur”.

Shumë i kënaqur u shfaq edhe bosi i Red Bull Christian Horner që deklaroi; ” Max Verstappen me ne deri në 2028, është një deklaratë e përbashkët synimesh. Fokusi i menjëhershëm është të mbrojmë titullin e fituar, por kohëzgjatja e akordit dëshmon se ai është pjesë e një programimi më të gjatë. Donim të siguroheshim se kishim me ne pilotin më të mirë në qarkullim për makinën me të cilën do të punojmë për ta bërë edhe më të mirë”.