Marka (brendi) e modës “Lacoste” ka menduar të krijojë veshje që mund të ndryshojnë ngjyrën dhe stilin sipas dëshirës së përdoruesit. Me rastin e 80-vjetorit të këmishës polo, kompania së bashku me agjencinë e reklamave “Mnstr” postoi një video kushtuar modës së të ardhmes.

Në videoklipin e shkurtër modernët mund të ndryshojnë me një prekje gishti stilin, përmasën dhe ngjyrën e veshjeve.

Tani kompania “Lacoste” fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë propozimet e tyre për krijimin e këmishës polo mbi bazë të teknologjisë së lartë. Kompania premton të ftojë modelierë profesionalë, të cilët do të mishërojnë në jetë projektet më interesante.