Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar pas një informacioni të shpërndarë se për derbin mes Tiranës dhe Partizanit, stadiumi do të presë vetëm 30% të kapacitetit të tifozëve, në kushtet e Covid 19.

Duke karahasuar situatën me ndeshjen e Kombëtares ku stadiumi ishte në kapcitetet e tij të plota, Tabaku shprehet se ky është një vendim me dy standarde.

“Ndeshja Tirana-Partizani i ka rikthyer vitet e fundit, kënaqësinë tifozëve dhe qytetit garën. Tifozeritë përgatiten për javë me rradhë dhe mos pasja mundësi te ndiqet nga ato që e duan futbollin është fatkeqësi.
Qeveria ka vendosur që kjo ndeshje të ndiqet nga tifozët vetëm në 30% të kapacitetit të stadiumit. Pretekst për këtë vendim arbitrar jep ruajtjen e shëndetit.
Por ky është një vendim me dy standarte. Kur kombëtarja jonë luajti ndeshjet në shtëpi kapaciteti stadiumit ishte 100% dhe askush nuk gjykoi me kutin e shëndetit publik. Përse atëherë një standart i dyfishtë?! Nuk ka pse kënaqësia e ndjekjes së futbollit të jetë si gjithmonë e drejtë e pakicës. Sikundër që rregullat e vendosura duhet të zbatohen për të gjithë njësoj”,
shkruan Tabaku.