Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku dyshohet se një 35-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri brenda banesës së tij.

Shtetasi A. M., 35 vjeç, është gjetur i plagosur në apartamentin ku jetonte dhe menjëherë është transportuar fillimisht në spitalin rajonal për ndihmën e parë, e më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, e cila dyshohet të jetë përdorur në vetëplagosje.

Grupi hetimor, po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.