Një 35 vjeçar, i burgosur në burgun e Reçit, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Sandër Deda është gjetur në gjendje të rëndë nga punonjësit e burgut, të cilët menjëherë e kanë transportuar për në spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë në urgjencë.

Sipas ekipit mjekësor të burgut, 35-vjeçari është trajtuar si pacient me probleme të çrregullimit mendor. Ai ndodhej në këtë burg si i paraburgosur në pritje të gjykimit.