Aksidentohet një motor te rotondo pranë hyrjes së portit në Durrës.

Sipas kalimtarëve, dëshmitarë të përplasjes, ishin një grup motoristësh që po udhëtonin së bashku, në momentin kur u regjistrua ngjarja.

Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje, nuk raportohet për persona të lënduar.