Janë bërë virale pamjet, kur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shtyrë në fytyrë me dorë nga bashkëshortja e tij, Brigitte Macron teksa ndodheshin në bordin e avionit të tyre pasi mbërritën në Vietnam.
Videoja, e regjistruar nga disa agjenci të shtypit ndërkombëtar perëndimor, tregon presidentin duke dalë nga avioni të dielën në mbrëmje, kur Brigitte Macron, e veshur me të kuqe, papritmas vendos të dy duart në fytyrën e tij.
Për këtë episod ka reaguar vetë Presidenti Macron, i cili ka deklaruar se ishin duke bërë shaka.
“Ne ishim duke luajtur dhe duke bërë shaka”, ka thënë Macron duke shtuar se incidenti “ishte stërmadhuar”.
“Kjo është bërë një lloj katastrofe gjeo-planetare”, ka shtuar Macron.
Edhe zyra e Macroni ka dhënë një shpjegim të ngjashëm më herët të hënën.
“Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po relaksoheshin për herë të fundit përpara fillimit të udhëtimit… Ishte gjithçka që duhej për t’i dhënë municion teoricienëve të konspiracionit”, thuhej në reagimin e zyrës.