Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka publikuar pamjet, në të cilat thotë se shfaqet Milan Radojçiç, nënkryetar i Listës Serbe, i cili ka qenë sipas tij lider i grupit terrorist serb në Banjskë.

Ai u shpreh se këto pamje janë një tjetër dëshmi mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës.

Sveçla shtoi se Vuçiç përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sakaq, ai shtoi se ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi.