Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, pranë sheshit “Nënë Tereza”, ku një makinë tip ‘Benz’ i bën disa herë xhiro mjetit të policisë, e cila i ishte vënë nga pas.

Video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, tregon momentin epik, kur makina e policisë detyrohet që të bëjë rrethin disa herë, ndërsa ndjek benzin.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që mjeti i policisë i është vënë nga pas makinës tjetër, por duket sikur luajnë si “macja me miun”.

@abcnews_al #policia #benz #tirane #shqiperi #viral #fyp ♬ original sound – Abc News Albania