Ndeshja mes Francës U18 dhe Polonisë U18 është mbyllur përpara kohe. Shkak për këtë vendim janë bërë katër kartonë të kuq të dhënë nga arbitri kryesor drejtuar futbollistëve të “Gjelave”.

Më saktësisht, Housni dhe Belocian lanë fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa në minutat 72’ dhe 77’ u përjashtuan edhe Gomis me Bile (Goditi me kokë rivalin). Në ato çaste, kryesori vendosi ndërprerjen e ndeshjes.