Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në fshatin Remas, Divjakë, ku djali mbyti babin e tij.

Viktimë mbeti 58-vjeçari Mitër Stasa, ndërsa mësohet se ngjarja ka ardhur pas një sheri që at e bir kishin pasur, ndërsa ky i fundit ka qenë dhe i dehur në këtë moment.

Andrea Stasa nuk mundi të durojë kritikat e të atit dhe nisi ta dhunonte me grushte dhe shkelma deri sa në fund e mbyti. Më pas ai është larguar nga banesa, ndërsa pak më vonë u kap dhe nga policia.

Në banesë, 85-vjeçari banonte me Andrea Stasën dhe me djalin tjetër, por që të dy me probleme mendore dhe të pajisur me kartelë shëndetësore.

Ndërkohë këto janë dhe pamjet nga vendi i ngjarjes: