Rey Manaj shënoi një tjetër gol të shkëlqyer për Sivasspor-in në barazimin 1-1 me Hatayspor.

Sulmuesin shqiptar tundi rrjetën në minutën e 18’ të ndeshjes nga goditja e dënimit duke befasuar portierin dhe pjesa e parë u mbyll 0-1.

Ky ishte goli i 13-të në Superligën turke dhe i 17-ti sezonal për ndërkombëtarin shqiptar.

Kjo ishte hera e dytë radhazi që Manaj e tund rrjetën nga goditja e dënimit, pasi në të njëjtën mënyrë shënoi dhe në takimin e fundit kundër Rizespor.

Në pjesën e dytë Hatayspor, vendosi ekulibrin me Boudjemaa dhe gjithçka u mbyll 1-1.