Një grua 33-vjeçare, e cila ishte me pushime dhe një shitës ambulante vdiqën tragjikisht kur u goditën nga rrufeja në një plazh në Meksikë.

Një dëshmitar okular regjistroi momentin kur rrufeja goditi gruan e quajtur Elvia de Jesus dhe Felix Andres, shitwsin ambulant.

Dy viktimat ishin duke ecur në plazhin Marëata të premten e kaluar kur u goditën nga rrufeja.

Sipas autoriteteve lokale, 33-vjeçarja po përpiqej të arrinte tek bashkëshorti i saj, Roberto, i cili ishte strehuar nën një çati nga stuhia. Pavarësisht përpjekjeve të bashkëshortit të 33-vjeçares dhe shpëtimtarëve që ndodheshin në plazh, gruaja nuk mundi të mbijetonte.

Shitësi u dërgua me urgjencë i plagosur rëndë në spital, por nuk mund që të mbijetonte.