Panik në Miami Open. Tenisti francez Arthur Cazaux ra pa ndjenja në tokë gjatë ndeshjes së tij të hënën kundër Harold Mayot ndërsa mjekët nxituan për ta ndihmuar.

21-vjeçari kishte barazuar ndeshjen duke fituar setin e dytë 7-5, pasi Mayot mori të parin 6-4.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë se Cazaux bie tokë ndërsa fillon të përgatitet që kundërshtari i tij të shërbejë në setin e tretë kur rezultati ishte 2-1.

Në video, Cazaux, i veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra të zeza, bie në shpinë. Kalojnë disa sekonda përpara se një mjek të futet në fushë, i ndjekur nga arbitri i ndeshjes.

21-vjeçari më vonë u largua nga fusha me një karrige me rrota, ndërsa ndeshjen e fitoi Harold Mayot, i cili shihet mori kritika në për reagimin e tij, teksa shfaqet duke ecur për të parë gjendjen e Cazaux.

Lidhur me komentet Mayot bëri një reagim në rrjetet sociale: “Mos filloni një polemikë kur nuk ka asgjë të vërtet. Kanë kaluar disa ndeshje pasi ai nuk ndihej mirë dhe kishte filluar të kishte një ngërç. Nuk e pashë të rrëzohej dhe mendova se ishte shtrirë sepse kishte një ngërç. Kur e kuptova që ishte serioze, menjëherë shkova tek ai dhe u shqetësova shumë. Bëra të pamundurën për të ndihmuar”, shkruan Mayot.

Mediat franceze raportojnë se për momentin nuk kanë informacion për gjendjen aktuale të Cazaux…