Ayda Gezgin, ishte 4-vjeçarja “e lindur me këmishë”, e cila një ditë më parë u nxorr nga rrënojat 91 orë pas tërmetit të fuqishëm në Izmir.

Mediat turke kanë publikuar momentin prekës kur teksa ekipi i kërkim shpëtimit po mundohej të nxirrte të miturën nga rrënojat. Gjatë kohës së shpëtimit të Ayda Gezgin, presidenti i ekipit të shpëtimit ia ka shtrënguar dorën vajzës së vogël ndërsa ia bën më të thjeshtë këtë moment duke e përkëdhelur me fjalë të ëmbla.

Cem Erdogan: Ne të duam shumë, shpirt im! Je shumë e bukur, mos ki frikë vajza ime e bukur. E mësove emrin tim?

Ayda: Po.

Cem Erdogan: Si e kisha emrin?

Ayda: Xhem.

Cem Erdogan: Shiko, të gjithë janë këtu. Babai po të pret. Mbaj dorën time. Jam këtu me ty. Do jem gjithmonë pranë teje. 

Vogëlushja u nxorr e gjallë nga skuadrat e shpëtimit dhe u dërgua menjëherë në spital, ndërsa disa orë më vonë u gjet dhe trupi i pa jetë i nënës së saj. Babai dhe vëllai ishin shëndoshë e mirë sepse nuk ndodheshin në shtëpi kur ra tërmeti