Një stuhi e fortë, e shoqëruar me shi dhe breshër, ka përfshirë shtetin më të populluar të Indisë, Uttar Pradesh, duke vrarë më shumë se 100 persona, thanë zyrtarët e shpëtimit të hënën. Stuhitë janë të zakonshme në shtetin verior indian gjatë sezonit të nxehtë nga marsi deri në qershor, para sezonit të musoneve, por stuhia e djeshme plagosi 59 persona, dëmtoi 87 shtëpi dhe vrau 114 kafshë, thanë autoritetet.

Pamjet treguan pemë të rrëzuara dhe tabela të mëdha reklamash të rrëmbyera mbi makina. Disa nga vdekjet u shkaktuan nga rënia e pemëve dhe shembja e mureve, tha një zyrtar i ndihmës.

Kryeministri i shtetit Yogi Adityanath u ka udhëzuar agjencive përkatëse që të ndihmojnë të mbijetuarit dhe të shpërndajnë ndihmë financiare brenda 24 orëve, sipas zyrtarëve.