30 prill 2015 – Videoja më e fundit që ka kapur “mat” një mësues teksa puth nxënësën e tij vetëm 16 vjeç është regjistruar në Kinë.

Mësuesi është filmuar nga nxënësit e tjerë në një shkollë në rrethin Yubei Chongqing, në jugperëndim të Kinës, të cilët më pas e postuan në internet, duke shkaktuar një valë zemërimi në mbarë opinionin publik.
Pas hetimeve fillestare, rezultoi se pamjet ishin origjinale dhe mësuesi kishte abuzuar me vajzën. Ai u shkarkua për sjelle joprofesionale dhe abuzim me detyrën.

Sipas “Daily Mail”, mësuesi kinez mund të rrezikojë disa vite burg nga ky veprim pasioni.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/