25 maj 2015 – “Durrës Shqipëri, a nuk ishte bota e tretë?
Kështu titullohet kjo video që ka regjistruar një gazetar italian në qytetin e Durrësit, e cila është postuar dje në kanalin YouTube.
Regjistrimi nis në bulevard, duke kaluar nga sheshi i ri “Liria”, dhe vijon duke përshkruar rrugët e Durrësit deri në Vollga. Por udhëtimi i italianëve në Durrës nuk përfundon vetëm në zonat më popullore dhe të njohura nga të gjithë, siç është shëtitorja “Taulantia”, ata shkojnë edhe në zonat periferike të qytetit, ku i bëjnë përshtypje rrugët e asfaltuara.
“Nuk duket më si Shqipëria e 15-20 viteve më parë”, thonë italianët. Ata kanë vënë re përmirësimet në Durrës dhe i bën përshtypje ky fakt, që sipas tyre dikur Durrësi ka qenë 'bota e tretë' dhe tani nuk është më.
Për më tepër ndiqni videon:
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/